Turistët kosovar jashtë vendit, boshatisen lokalet në Kosovë gjatë vikendit

Miliona euro po qarkullojnë në vendet e jashtme nga turistët kosovar të cilët si qendra vizite kanë etiketuar Greqinë dhe Shqiperinë. Kjo ka reflektuar në shërbimet hoteliere të Kosovës ku në masa të mëdha pothuajse funksionojnë me më pak se gjysmën kapacitetin e tyre gjatë ditëve të vikendit.

Të kënaqur janë vetëm operatorët turistik dhe drejtuesit të turizmit në Selanik derisa për biznesin e Kosovës duket si alarmante pasi po rrezikohen shërbimet gastronomike të vendit.

Shefi i Marketingut në Organizatën e Turizmit të Selanikut, Grigoris Toulias në një deklaratë tha se rreth 2 milion kosovar vizituan Greqinë prej liberalizimit të vizave në Kosovë.

“Dikush mund të vijë në Selanik për një pushim në qytet duke shpenzuar më pak se le të themi 400 euro ndoshta dhe të ketë një përvojë shumë të mirë me ushqimin vendas, kulturën intensive, dhe sigurisht pa pasur nevojë të fluturosh apo të udhëtosh për shumë kohë.”, tha Toulias.

Në kushtet e konfidencialitetit për shkak të ruajtjes së reputacionit të lokalit një nga menaxherët e këtij lokali në një prononcim për Telegram.co thotë se gjatë vikendeve ka më pak lëvizje të qytetarëve dhe se ka më pak punë në krahasim me vitin e kaluar.

“Realisht jo pak por shumë është duke reflektuar. Kemi shpresuar që pas liberalizimit të vizave për një muaj a po dy do t’i shfrytëzojnë qytetarët vizat, por jemi duke hyrë në muajin e gjashtë dhe nuk po ndalet ky trend.”, tha menaxheri.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në një prononcim rreth kësaj çështjeje për Telegram.co u shpreh se për shkak ndihmave të pakta nga shteti nuk mundet të ketë investime në aspektin turistik.

“Ndihma që shteti i jep, secila qeveri, cka bene sot shteti eshte shume pak. Krejte departamenti i turizmit per vitin 2024 i ka 10.000 euro, ku me i investu ato 10.000 euro.”, tha Sogojeva.

Ndërkaq sa i përket rritjes së numrit të vizitave nga Kosova në vende tjera të botës Sogujeva e konsideron normale.

“Në momentin që është bërë liberalizimi i vizave, e llogariti si normale pasi që për me shku deri në Selanik sepse në kohët e mëparshme për me e vizitu këtë vend është dashur me nxerrë vizë e që kjo ka kushtuar, e sot është liri edhe është normale që njerëzit shkojnë mi vizitu ato vende qe nuk kanë mujt me i vizitu më herët dhe ky trend do të ndalet. Kosovarët shkojnë në turizëm vikendor dhe është më i shpeshtë dhe normalisht se rritet numri edhe nga dalja e kufirit.”, shtoi ndër tjerash Kryetari.

Hysen Sogojeva foli edhe për atraksionet që ofron Kosova.

“Kosova paraqet atraksion shume te mire, nje destinacion shume i mire per turistet, Kosova është atraktive dhe ka potenciale te mëdha duke llogaritur bjeshkët e Sharrit, Bjeshkët e Nemuna duke mos anashkaluar Shalën e Bajgores, Karadakun, Mirushën dhe Drinin e Bardhë.”, shtoi Sogojeva.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews