Trepça vazhdon fuqishëm përgatitjet për rikthimin në Superligë, nënshkruan me Elian Çelaj.
Klubi Futbollistik Trepça po intensifikon përgatitjet për të siguruar një rikthim të suksesshëm në Superligën e Kosovës.
Në përpjekje për të forcuar skuadrën, klubi mitrovicas ka arritur një marrëveshje të re me një lojtar premtues.
“Me kënaqësi, KF Trepça njofton se ka nënshkruar me talentin e ri nga Shqipëria, Elian Çelaj. Çelaj vjen me një përvojë të konsiderueshme, pasi ka luajtur për FK Partizanin e Tiranës në kategoritë e reja, si dhe për ekipe të njohura si Luftëtari i Gjirokastrës dhe Kukësi në Superligën e Shqipërisë” shkruan Trepça.
Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për të forcuar skuadrën e Trepçës dhe për të shtuar cilësi në përpjekjet për rikthim në elitën e futbollit kosovar.