Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka nisur me prezantimin e lojtarëve të huaj për edicionin e ardhshëm.
Trepça të enjten ka njoftuar se ka angazhuar amerikanin Desmond Cambridge Jr. Fundori 25-vjeçar edicionin e kaluar luajti në Azerbajxhan.
Kishte 10,6 pikë për ndeshje. Në FIBA Europe Cup luajti me mesatare prej 12,5 pikë për ndeshje, për skuadrën Sabah.
Edicioni i kaluar ishte i pari në basketbollin profesional për amerikanin.
Në verën e vitit të kaluar ishte te Toronto Raptors në Ligën Verore të NBA-së.
Por e luajti vetëm një ndeshje. Tri vjet ishte te Arizona State, ku edhe diplomojë.