Më shumë se 35,000 të rinj në të gjithë Evropën do të marrin leje kalimi për të udhëtuar në BE pa pagesë, duke filluar nga kjo verë, njoftoi Komisioni Evropian në raundin e fundit të programit “Zbulimi” të BE-së.
Kjo është një mundësi për të rinjtë që të udhëtojnë nëpër Evropë dhe ta eksplorojnë atë. Të rinjtë që kanë marrë këto bileta do të mund të udhëtojnë vetëm ose në grupe deri në pesë persona midis 1 korrikut 2024 dhe 30 shtatorit 2025. Më shumë se 180,000 të rinj aplikuan në prill të këtij viti, duke e çuar totalin në 1.4 milionë që nga nisja e programit në vitin 2018. Aplikimet për “EU Discaver” hapen dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë.
Aplikantëve të përzgjedhur u ofrohet një biletë udhëtimi dhe udhëtimi kryesisht me hekurudhë. Pasagjerët marrin Kartën Rinore Evropiane, e cila ofron zbritje të shumta për transport, ushqim, akomodim, por edhe për vizita në institucione të ndryshme kulturore.