Superliga e Kosovës do të vazhdojë edhe këtë të diel me dy ndeshje mjaftë interesante.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë nikoqir i Feronikelit 74.
Skuadra nga Suhareka aktualisht prinë në renditjen tabelare të Superligës, me katër pikë të grumbulluara, dhe një fitore e një barazim të regjistruar.
Nga ana tjetër, “Nikli” edhe pas dy xhirosh të zhvilluara, nuk di për fitore dhe para vetës sot do të ketë mision shumë të vështirë
Nga ana tjetër, Gjilani do të jetë mysafir i Dukagjinit në stadiumin “18 qershori” në Klinë.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiji pas dy ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion, numëron dy barazime, derisa të besuarit e Ismet Munishit ende nuk dinë për fitore, dhe gjenden në fund të tabelës.
Të dy ndeshjet e sotme zhvillohen nga ora 16:00.