Një ditë para mbylljes së afatit kalimtar veror, vëmendja është kthyer te interesimi i papritur i Manchester United për Edon Zhegrovën.
Sulmuesi kosovar ka impresionuar me paraqitjen e tij edicionin e kaluar me Lille.
Falë formës së tij të lartë, ai i ndihmoi skuadrës së tij të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
E kjo ka bërë që në ditët e fundit të afatit kalimtar, klubet të vërshohen me oferta drejt tij, derisa gazetari italian, Alfredo Pedulla raportoi se Manchester United ishte e interesuar për të.
#ElShaarawy resta un’idea per l’#Atalanta se dovessero sfumare le altre piste. Piace molto #Zhegrova sondato anche da #ManchesterUnited e #Fulham, dipenderà dalle richieste del #Lille a poche ore dallo stop https://t.co/rXnJLGCoNX
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) August 30, 2024
Djajtë e Kuq e shihnin Zhegrovën si zëvendësuesin ideal të Jadon Sanchos, i cili pritet të largohet se shpejti nga skuadra angleze.
Me transferimin te Juventusi që duket se ka dështuar, anësori anglez tani është i lidhur me një lëvizje drejt Chelseat.
Mes gjithë këtyre reagimeve, tani së fundmi ka raportuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano i cili ka hedhur poshtë të gjitha këto pretendime.
🚨⛔️ Lille will not let Edon Zhegrova leave today, position clear despite links with Manchester United.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2024
Ai ka thënë se Lille nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e Zhegrovës.
Kujtojmë që, Edon Zhegrova është pjesë e listës së publikuar sot nga Franco Foda dhe pritet të jetë lojtari kryesorë i Kosovës në dy ndeshjet e radhës.