Shefki Kuqi është larguar nga Feronikeli 74.
Ai është përshëndetur sot në mëngjes me futbollistët, duke ua bërë të ditur që nuk do të jetë më trajner i klubit.
Nga ajo çfarë merr vesh TelegramNews, drejtuesit e skuadrës kishin rënë dakord me Kuqin në fillim të edicionit, se nëse nuk siguron gjashtë pikë nga tri ndeshje, atëherë ai do të shkarkohet
Në tre ndeshjet e para këtë sezon, Feronikeli 74 nuk ka arritur të marrë asnjë pikë.
Skuadra nga Drenasi është mposhtur nga Ferizaj, Llapi dhe Ballkani.