Sekuestrohen 3 mijë libra shkollorë, shkak e drejta autoriale

Task-Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit sot ka sekuestruar rreth 3 mijë libra arsimore-shkencore dhe profesionale, dyshohet se ishin prodhuar pa të drejtë autoriale.

Përmes një njoftimi nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thuhet se është bërë kontrollimi i subjekteve të cilat merren me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit.

“Procesi kontrollues dhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për të Drejtat e Autorit nga ana e Task-Forcës, respektivisht Inspektoratit të Tregut në mbështetje të Policisë së Kosovës është zhvilluar në disa qytete të Kosovës dhe është bërë sekuestrimi i materialit pirat”, thuhet në njoftim.

Tutje nga kjo ministri bëhet e ditur se ndaj personave të dyshuar do të ndërmarren veprimet e nevojshme.

“Ndaj bizneseve tek të cilat është gjetur materiali pirat, pa leje dhe pa marrëveshje me mbajtësit e të drejtave, institucionet e zbatimit të ligjit do të ndërmarrin masa ndëshkuese konform legjislacionit në fuqi”, thuhet më tej në njoftim. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews