Rusia ka kryer sulme të reja me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, për natën e dytë radhazi, duke shkaktuar dëme në ndërtesat banesore dhe duke lënduar të paktën një civil, raportojnë zyrtarët ukrainas.
Forcat e armatosura ukrainase njoftuan se kanë arritur të rrëzojnë 59 nga 116 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës. 45 prej tyre kanë humbur kontaktin dhe besohet se janë rrëzuar në territorin ukrainas. “Një natë e re, shqetësime të reja. Armiku nuk e ul intensitetin e sulmeve ajrore mbi Ukrainë dhe Kiev,” deklaroi Serhij Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, transmeton Telegram News.
Sipas njoftimeve, disa sulme kanë goditur infrastrukturën civile, me rreth 10 dronë që kanë sulmuar kryeqytetin në disa valë dhe nga drejtime të ndryshme. Megjithëse asnjë nga dronët nuk ka arritur qëllimin e tij.
Kryetari i Kievit, Vitalij Klicko, theksoi se pjesët e dronëve kanë rënë në tri zona të ndryshme të qytetit, duke shkaktuar dëme në çati dhe fasadat e disa ndërtesave, si dhe në kabllot energjetike. Një ndërtese me shumë kate ka pësuar dëmtime të rënda, me dritare të thyera dhe një apartament të dëmtuar pjesërisht. /TelegramNews/