Dhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe 52 u plagosën mbrëmë kur një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin verilindor të Ukrainës të Sumi, raportuan shërbimet e urgjencës ukrainase dhe ushtria.
Shërbimet e urgjencës ukrainase raportuan përmes kanalit Telegram se ata ishin në vendin e aksidentit dhe ndihmonin viktimat. Më shumë se 400 njerëz u evakuuan, transmeton Telegram news.
The bloodthirsty botoxed bastard ordered his minions to launch a ballistic missile strike on Sumy this evening. It hit a residential building with civilians. Many were injured and killed, including two children. pic.twitter.com/3emWMTKUFA
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) November 17, 2024
Sulmi ndaj Sumas erdhi pas sulmeve tjera ruse në rrjetin e energjisë elektrike të Ukrainës.
Në sulmin më të madh ajrore në gati tre muaj, Rusia nisi 120 raketa dhe 90 drone në Ukrainë, në të cilat shtatë njerëz humbën jetën, dhe dëme të mëdha u shkaktuan në rrjetin e energjisë elektrike. /TelegramNews/