Rruga e Shqipërisë në BE pritet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut

Rruga e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që do të hapen për Tiranën zyrtarisht më 15 tetor, sipas një vendimi unanim të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së të mërkurën, ka thënë një zëdhënës për “Euractiv”.

Në verën e vitit 2022 nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Megjithatë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, hapja e kapitujve u shty pa fund, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në progresin e Shqipërisë.

Por tash, hapi i radhës pritet të bëhet nga Shqipëria në mes të tetorit në kuadër të konferencës ndërqeveritare dhe hapjes së “Cluster 1 – Fundamentals”. Hapja përfshin disa kapituj – prokurimin, gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria dhe kontrolli financiar, shkruan Euractiv”.

Sipas këtij mediumi, ky është lajm i mirë për Shqipërinë në përpjekjet për të përmbushur kërkesat për të avancuar në rrugën drejt BE-së, por është pengesë për Maqedoninë e Veriut, e cila edhe një herë dështon të bëjë hap vendimtar drejt anëtarësimit në bllok.

Pas viteve zhgënjimi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord nën presidencën franceze të BE-së në korrik të vitit 2022, për të ndryshuar kushtetutën maqedonase dhe për të përfshirë pakicën bullgare së bashku me pakicat e tjera.

Kjo do të bënte që Sofja ta heqë veton për hapat e Shkupit për anëtarësim në BE. Megjithatë, marrëveshja nuk është zbatuar për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe konsensusit në Maqedoninë e Veriut.

Aktualisht, 100 mijë qytetarë maqedonas kanë marrë nënshtetësinë bullgare, që do të thotë se kanë vërtetuar rrënjët bullgare.

Që kur partia nacionaliste VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet majin e kaluar, qeveria e re e Hristijan Mickoskit e ka bërë të qartë se dëshiron të rinegociojë të ashtuquajturin “kompromis francez”.

Siç pritej, BE-ja e hodhi poshtë këtë qëndrim dhe paralajmëroi se hapi tjetër do të ishte shkëputja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria dhe dhënia e shansit për Tiranën të avancojë.

Pas zgjedhjeve të majit, Maqedonia e Veriut u përball me fqinjët grekë dhe bullgarë. Së pari, presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, sfidoi Greqinë duke mos përdorur emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut” gjatë fjalimit të inaugurimit.

Maqedonia i shtoi fjalën “Veriu” emrit të shtetit në vitin 2018 për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë me Greqinë, pas marrëveshjes historike të Prespës.

Kohët e fundit, qeveria e Mickoskit kritikoi Sofjen me pretekstin se protokolli i presidentit bullgar nuk e valëviti flamurin e Maqedonisë së Veriut gjatë një vizite të Siljanovska-Davkova në kryeqytetin bullgar.

Në fakt, vizita ishte jozyrtare, pasi Siljanovska-Davkova mori pjesë në një shfaqje operistike dhe nuk ka asnjë kërkesë protokollare për flamur në këtë rast.

Episodi, megjithatë, konfirmoi marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara mes vendeve, me presidentin bullgar që la të kuptohet se incidenti u organizua nga forca të fuqishme që nuk dëshirojnë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së, shkruan “Euractiv”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews