Rizvanolli: Telekomi vetëm në Arbitrazh me Z Mobile i ka humbur 60 milionë euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Telekomi vetëm në Arbitrazh me rastin e “Z Mobile” i ka humbur 60 milionë euro.

Ajo ka shtuar se vetëm nga viti i kaluar deri tash Telekomit i janë marrë 22 milionë euro, teksa llogaritë po ashtu i janë bllokuar.

“Vetëm prej kontratës së Z Mobile nga përmbarimi, vetëm gjatë viteve 2023-2024, Telekomit i janë marrë dhe po i merren, vazhdojnë t’i merren – derisa po flasim Telekomi i ka llogaritë e bllokuara dhe punëtorët nuk i kanë marrë pagat – 22 milionë vetëm më 2023-2024 nga rasti i Z Mobile. 22 milionë është kredia që e ka marrë nga Qeveria, sikur të mos kishte barrën e Arbitrazhit prej asaj kontrate të dëmshme, Telekomi do bënte investime të tjera. Vlera e humbur vetëm në arbitrazhe nga vetëm kjo kontratë me Z Mobile ka qenë 60 milionë euro ndër vite, ndërsa 150 milionë në total ka qenë kosto e kësaj kontrate nëse e shohim sa ka fituar Z Mobile nga Telekomi”, ka thënë ministrja në emisionin “Konfront”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews