Real Madridi ka fituar Superkupën e Evropës pasi mposhti me rezultat 2-0 Atalantan.
Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, derisa për një nuancë, më e mirë ishte skuadra italiane.
Pavarësisht kësaj, shfirat nuk u ndryshuan nga asnjëra anë.
Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndyrshe nga ajo e parë, me madrilenët që dolën me një fytyrë krejtësisht tjetër.
Rezultati u zhbllokua pas 59-të minutave lojë, kur Fede Valverde shënoi pasi pranoi asistimin e Vinicius.
Menjëherë pas nëntë minutash, Kylian Mbappe arriti të shënojë golin e debutimit të tij me Real Maridin.
Ky gol edhe ja siguroi këtë trofe “Los Blancos”, me Atalantan që u mundu të krijonte disa raste, por pa arritur t’i konkretizojë.
Tash, pas triumfit, Real Madrid regjistron plotë gjashtë trofe të Superkupës së Evropës – më shumë se çdo skuadër tjetër.