Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hyrë në llogarinë e tij të kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22 mijë dollarë kriptovaluta.
Policia ka theksuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.