Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Herzog u mirëprit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore.
Ky i fundit shpërndau edhe fotografi nga pritja, derisa bëri të ditur edhe detaje rreth takimit të përbashkët.
Begaj tha se me Herzog biseduan edhe për Kosovën, përcjell TelegramNews.
“Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog. Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, tha Begaj.