Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Real Madridit dhe Atalantas, e vlefshme për Superkupën e Evropës.
Minutat e parë u karakterizuan me dominimin të madrilenëve, të cilët kërkonin të krijonin raste për transferimin e ri, Kylian Mbappe.
Me kalimin e minutave, Atalanta u tregua shumë më e vendosur për të fituar, pasi krijonte disa raste të vazhdueshme, por që nuk rezultuan me sukses.
Pak pa përfundur pjesa e parë, “Los Blancos” krijuan edhe dy raste të mira shënimi, mirëpo nuk mund të kalonin mbrojtjen e hekurt të skuadrës italiane.