Pesë milionë euro për renovim të burgut të Gjilanit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim homologun danez Peter Hummelgaard, shkruan Telegram News.

Përmes një njoftimi të lëshuar, thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar për përparimin në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për burgun e Kosovës, marrëveshje kjo që kushtoi 5 milionë euro për renovim të burgut.

“Diskutuan përparimin në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për burgun e Kosovës, pas ratifikimit të Traktatit mes dy vendeve. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, janë transferuar 5 milionë euro për renovimin e burgut dhe ndërtimin e punëtorive të reja, një projekt i cili do të përfundojë brenda 18 muajsh”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nënshkruar kontratën për hartimin e specifikave teknike derisa do të trajnohet stafi aktual dhe do të rekrutohet staf i ri.

“Projekti për renovimin e burgut dhe ndërtimin e infrastrukturës është hartuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili tashmë ka nënshkruar kontratën për hartimin e specifikave teknike. Gjatë kësaj periudhe, përveç punimeve infrastrukturore, do të trajnohet stafi aktual dhe do të rekrutohet stafi i ri, sipas nevojave të përcaktuara në marrëveshje”, thuhet më tej në njoftim.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit do të finalizohet pas përfundimit të punëve teknike dhe të rishikohet dy herë në vit.

“Marrëveshja Bashkëpunuese ndërmjet dy vendeve do të finalizohet pas përfundimit të punëve teknike dhe do të rishikohet dy herë në vit. Të dy ministrat shprehën mirënjohje për njëri-tjetrin dhe ndaj ekipeve punuese, si dhe theksuan rëndësinë e implementimit të punëve sipas afateve të përcaktuara”, njofton Ministria e Drejtësisë. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews