Mirlind Daku nuk ndalet dhe po vazhdon me gola në kampionatin rus, aty ku sot shënoi edhe kundër Sochit.
Sulmuesi nga Gjilani ka gjetur golin e radhës duke konfirmuar formën mjaft të mirë që po kalon përpara fillimit të Euro 2024.
Ai shënoi në minutën e 22-të duke zhbllokuar takimin duke kaluar ekipin e tij në avantazh.
Ky është goli i 10-të sezonal në kampionatin rus për sulmuesin dardan që ka edhe katër asistime./GazetaPlus