Spanja e ka mbyllur me rezultat 1-0 pjesën e parë ndaj Shqipërisë me ndeshjen që po zhvillohet në qytetin e Dusseldorfit në kuadër të Grupit B.
Shqipëria e nisi mirë këtë takim duke ushtruar presion në zonën e spanjollëve dhe duke mbyllur hapësirat, por duke mos arritur që të krijojë ndonjë rast shënimi.
Vetëm një minutë pas këtij rasti, “Furia e Kuqe” arriti ta gjejë golin e epërsisë në përballjen ndaj Shqipërisë.
Ishte Ferran Torres ai i cili në minutën e 13-të realizoi për 1-0 pas asistimit të mençur nga Dani Olmo.
Shqipëria tregoi forcën e saj në minutën e 44-të me anë të Kristjan Asllanit i cili me një super goditje nga jashtë zoëns e testoi seriozisht portën e David Rayas, por pa arritur të shënojë.
Mbetet të shihet në pjesën e dytë se cili do të jetë reagimi i Shqipërisë, natyrisht që “Kuqezinjtë” kanë disa opsione në bankën rezervë si Armando Broja dhe Arbër Hoxha të cilët mund të bëjnë diferencën.