PDK-ja do shpërndarjen e Kuvendit javën e ardhshme

Zyrtarë të PDK-së paralajmëruan se në fillim të javës së ardhshme do ta dorëzojnë në Kryesi kërkesën për seancë në të cilën do të votohet për shpërndarjen e Kuvendit. Në këtë parti thonë se të gjithë deputetët do të votojnë për, por me kaq siguri nuk flasin në Vetëvendosje dhe as në grupin me ligjvënës të komuniteteve joserbe

Përfaqësues të Partisë Demokratike (PDK) kanë planifikuar që kërkesën për seancë për shpërndarje të Kuvendit t’ia propozojnë Kryesisë në fillim të javës së ardhshme.

Deputeti i kësaj partie, Hajdar Beqa, i ka thënë KOHËS të premten se zgjedhjet e parakohshme që duhet të burojnë nga kjo vendimmarrje duhet të mos mbahen më larg se 7 korriku.

“Për t’u arritur objektivat dhe për t’u realizuar kërkesa e Partisë Demokratike që të mbahen zgjedhjet në fund të qershorit, eventualisht deri më 7 korrik, afatet kushtetuese janë që të dorëzohet një veprim i tillë për mocionin, të ndodhë në javën e ardhshme. Në fillim të javës së ardhshme”, ka thënë Beqa.

Për shpërndarjen e Kuvendit duhen së paku 80 vota për.

PDK-ja bashkë me Vetëvendosjen në pushtet, që është pro shpërndarjes së Kuvendit, kanë bashkërisht 74 deputetë. Dhe bashkë me ligjvënësit nga radhët e komuniteteve joserbe mbërrijnë numrin 82.

Në PDK thanë se të gjithë deputetët e saj do të votonin pro shpërndarjes së Kuvendit.

“Sa i përket PDK-së të gjithë deputetët e PDK-së, të gjithë deputetët janë në dispozicion që të bëjnë një veprim të tillë sa më shpejt”, ka thënë Beqa.

Por, me të njëjtën siguri nuk flasin në Vetëvendosje.

Megjithëkëtë deputeti Arbër Rexhaj thekson se nëse partia merr qëndrim për të votuar, ai do të duhej të respektohej nga të gjithë kolegët e tij ligjvënës.

“Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e saj të grupit parlamentar e ka kryesinë dhe organet e veta. Vendos në formë uniforme dhe natyrisht shumë deputetë në raste të tilla nuk kanë votuar, por unë besoj që kjo është vendim i subjektit politik dhe kur themi vendim i subjektit politik, pastaj mund të themi që ne kemi vendim për ta votuar një çështje të caktuar”, është shprehur Rexhaj.

Por, LDK-ja dhe AAK-ja duan që zgjedhjet e parakohshme të burojnë nga dorëheqja e kryeministrit, përkatësisht mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se ai dhe kolegët e tij të partisë nuk votojnë për shpërndarje të Kuvendit meqë, sipas tij, në këtë formë kryeministri do të amnistohej nga keqmenaxhimi.

“LDK nuk ia ofron atë mundësi. LDK kërkon që ky të japë dorëheqje dhe ne të shkojmë në zgjedhje të parakohshme… Sepse është amnisti për të gjithë keqmenaxhimin, keqpërdorimin e parasë publike dhe dëmin e madh që ia ka bërë Kosovës”, ka thënë ai.

E deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka theksuar se forma më e duhur është mocioni për shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk do ta votojmë shpërbërjen e Kuvendit. Do ta votojmë nëse sillet në Kuvend dorëheqja e Kurtit”, deklaroi ajo.

Pa LDK-në dhe AAK-në, PDK-së e LVV-së u duhen votat e së paku 6 deputetëve të komuniteteve, që ende janë të papërcaktuar.

Enis Kervan, shefi i Grupit parlamentar multietnik ku janë të përfaqësuar deputetë të disa komuniteteve dhe partive politike, është shprehur se aktualisht s’ka vendim lidhur me këtë çështje.

“Unë si kryetar i grupit parlamentar multietnik nuk kam marrë asnjë ftesë për këtë temë për ta diskutuar, as nga pozita, as nga opozita e as nga kryeministri. Prandaj, tani për tani nuk kemi diskutuar zyrtarisht dhe nuk kemi vendim”, ka thënë ai.

Dakordimit për shpërndarje të Kuvendit i ka paraprirë takimi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, me atë të PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin është diskutuar edhe për zgjedhje të parakohshme.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews