Parlamenti i Spanjës ka votuar kundër propozimit të grupit parlamentar Junts për njohjen e Kosovës.
Tre grupet parlamentare me peshën më të madhe janë rreshtuar në një linjë për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës.
Në total, vetëm 25 deputetë nga 345 që votuan e kanë mbështetur nismën, ndërsa ka pasur 293 vota kundër dhe 27 abstenime.