Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera.
Ajo ka thënë se mbetet i palëkundur përkushtimi për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve, shkruan lajmi.net.
“Në New York, takova edhe Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur. Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!”, ka shkruar Presidentja Osmani.