Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në Samitin e Liderëve të EPC-së.
Diskutimi mes tyre ka përfshirë angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës. Osmani e ka vlerësuar këtë takim si të rëndësishëm për të ndarë pikëpamjet dhe për të përmirësuar bashkëpunimin në këtë drejtim.