Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti sonte në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilat janë përfshirë nga flakët.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur në orën 19:05.
“Policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri. Një person, i cili ka mbetur brenda ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi./Kp