Në darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor merr pjesë edhe Kallas e Komisonerja Kos

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do t’i takojë sot liderët e Ballkanit Perëndimor.

Shërbimi për media i Këshillit Evropian ka thënë se qëllimi i darkës joformale është që Costa të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në fillim të mandatit të tij, pasi ai synon t’i japë një vrull të ri marrëdhënieve me rajonin.

Siç tu bë e ditur, darka do të jetë edhe një mundësi për përgatitjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 18 dhjetor.

Tashmë është konfirmuar se në darkën joformale do të marrë pjesë  edhe Përfaqësuesja e re e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri,  Kaja Callas si dhe Komisionerja e re për Zgjerim, Marta Kos.

Kjo u konfirmua në një konferencë për media nga zëdhënësja, Anita Hipper.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-s, Presidenti i KE-së, Antonio Costa fillimisht do të pres në takim kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën me fillim nga ora 17:00. Ndërsa nga ora 18:30 ai do të pres për takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ani pse në agjendën nuk figuron takimi me Presidentin serb, Vuçiq gjatë ditës konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Bruksel me Presidentin e KE-së.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews