Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar gjendje e ditarëve në shkolla të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka ndarë pamje nga gjendja e krijuar në shkolla.
“Në këtë gjendje janë ditaret e vlersimit në shumë shkolla të Kosovës. Fotokopie letra te perkohëshme”, ka shkruar Musliu.
Musliu akuzoi Ministrinë e Arsimit për mos furnizim të ditarëve.
“Ministria e Arsimit nuk ka arritë ti furnizoj shkollat me ditarë për këtë fillimvit. Qeveri e paaftë!”, shtoi deputetja. /TelegramNews/