Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shpallë datën 11 korrik, ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.
Kryeministri Albin Kurti, tha se ky është një veprim fisnik dhe i duhur që mos të harrohet asnjëherë gjenocidi në Bosnjë Herecegovinë dhe Kosovë.
Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë u mburr edhe për punën e ekzekutivit në gjashtë muajt e parë të vitit 2024.
Albin Kurti tha se presin që rendimenti i grurit këtë vit të jetë i lartë dhe do të munden të plotësojnë kërkesën për grurë pa pasur nevojë për importim./kp