Gazetari Michael Martens nga Frankfurter Allgemeine Zeitung tha se kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, mund të vizitojë shpejt Serbinë për çështjen e litiumit.
Planifikimet për vizitën e tij janë në fazë të hershme, por mund të ndodhë nëse çështjet gjyqësore janë zgjidhur ose janë në prag të zgjidhjes.
Serbia po rishqyrton mundësinë për të lejuar kompaninë Rio Tinto të ndërtojë minierën e litiumit, projekt ky që u anulua dy vjet më parë.