Liria me gjest të madh, e nderon Përparim Thaçin

Klubi i futbollit Liria ka bërë një gjest të madh, duke nderuar një nga futbollistët më të mëdhenj të klubit.

Klubi nga Prizreni ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook”, se në shenjë respekti do të pensionojnë numrin 8, i mbajtur në shpinë nga legjenda e klubit, Përparim Thaçi.

“FC Liria ka nderin të njoftojë pensionimin e numrit 8, një numër historik që është mbajtur me dinjitet nga ikona jonë, Përparim Thaçi. Përparim Thaçi ka qenë një simbol i përkushtimit, lidershipit dhe pasionit për futbollin gjatë karrierës së tij me FC Liria. Numri 8, të cilin ai e mbajti me aq shumë krenari, është sinonim i ekselencës dhe përkushtimit ndaj ekipit tonë. Dashurinë dhe pasionin për futbollin, nuk ia shujti as edhe gjendja e rëndë që ishte atëbotë në vendin tonë!”, shkruan në njoftimin e klubit.

Përparim Thaçi, përpos që njihej si futbollist goxha i shquar, ai ishte pjesëmarrës edhe në luftën e fundit në Kosovë, në të cilën, edhe fatkeqësisht e humbi jetën.

Liria sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë, derisa kanë pësuar ndryshime në shtabin teknik, dhe në kryesinë e klubit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews