Limaj: Keqqeverisja e Kurtit do të ketë pasoja deri në 100 vjetët e ardhshme

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se keqqeverisja e Albin Kurtit do të ketë pasoja të rënda në 100 vitet e ardhshme.

Limaj në një intervistë tha se se shkak i kësaj situate janë vendimet në veri të vendit, ndërsa i quan vendime populliste.

“Keqmenaxhimi, mosqeverisja, njerëzit e paaftë, mos zhvillimi ekonomik, dhe këto kanë pasoja por vjen dikush nesër dhe i përmirëson, dhe me politikat që është duke i bërë qeveria në veri janë politika që neve do të na kushtojnë me qindra vjet, kemi me jetu me ato vendime të këqija të kësaj qeverie me 100 vjet dhe nuk mundet nesër dikush me i ndryshu, dhe mendoj që ko qeveri dështimin më të madh e ka veriun”, tha ai.

Kreu i Nisma-s tha se Kurti ka dështuar në menaxhimin e veriut të vendit derisa shtoi se dëmi më i madh që i ka shkaktuar Kosovës është qasja ndaj veriut.

“Kur vjen puna te veriu ka të tillë që thonë këndej ka dështuar me të gjitha por tek veriu është mirë, unë mendoj ndryshe se dështimi më i madh i kësaj qeverie është sjellja e saj në drejtim të veriut dhe dëmin më të madh që e ka shkaktuar Kosovës është pikërisht mënyra se si i është qasur veriut dhe çekun më të madh që e kanë paguar Kosova edhe paguan sot, është pikërisht me sjelljen e saj në veri”, u shpreh Limaj.

Limaj theksoi se situata në veri ka prodhuar sanksione nga Bashkimi Evropian, ndërkaq ka thënë se për katër vite pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtarë është zero.

“Kosova është keq, për mua është alarmante se ne si njerëz po na duket normale me jetu me sanksione, dhe vetë fakti që Kosova është e ndëshkuar nga Bashkimi Evropian, kjo është skandaloze, me e keqja është që po na duket normale me qenë nën sanksione, dhe që do duhej që Serbia të ishte, nëse për asgjë tjetër por për Banjskë. Që katër vite pozicioni jonë ndërkombëtarë është zero, dhe është rrezik që një vend si Kosova e pa mbyllur me jetu nën sanksion, në vend që të luftojmë me pesë vende që të n’a njohin, në vende që të bëjmë marrëveshje me NATO-n drejt anëtarësimit të partneritetit, në vende që të bëjmë hapa drejt bashkimit Evropian, dhe ne kemi marrë ndëshkim prej tyre”, shtoi ai. /EO

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews