Liderët e PDK-së takojnë Kasanofin, theksohet nevoja e Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me ShBA

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza nga Partika Demokratike e Kosovës, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku takuan Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof.

Në këtë takim, Krasniqi thotë se diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

Krasniqi theksoi gjatë takimit rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve të Kosovës me aleatët e saj strategjikë, sidomos me Shtetet e Bashkuara.

“Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërishtë me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj. Zëvendësnihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews