Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ka pritur në takim Ardita Sinanin, ish-këshilltaren e tij.
Kurti ka uruar Sinanin për zgjedhjen kryetare e Komunës së Preshevës.
“E urova për fitoren bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur. Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Mirëprita në kryeministri Kryetaren e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
E urova për fitoren bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur. Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë.
Vëmendja dhe mbështetja për Preshevën që nuk ka munguar gjatë qeverisjes sonë, vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt që do ta kemi.