Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me shtetin zviceran janë të fuqishme.
Kështu shkroi Kurti në Facebook pa stakimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.
Sipas Kurtit, mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidh me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit.
“Mirëpritëm Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin e udhëhequr nga ai, pjesë e së cilës ishin dhe dy miq të Kosovës, bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cédric Ëermuth dhe Marc Jost. Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor. Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidh me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë”, shkroi Kurti.