Konjufca – Korenicës: Fushata fillon nga 6-7 janari, keni kohë m’i ngrit të gjitha problemet

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica në seancën e Kuvendit foli ndër të tjera edhe për çështjen e një vajze në shkollën “Bedri Pejani” në Pejë të cilës sipas tij,i është ndalur mësimi për shkak të bartjes së shamisë.

Më tej, Korenica gjatë fjalës së tij iu drejtuakryeparlamentarit, Glauk Konjufca, dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që t’ia lejojnë asaj të drejtën për shkollim.

“Po du me ngrit një shqetësim aktual. Ka katër javë që një vajzë nuk po vijon procesin mësimor në Pejë dhe është e moshës madhore, i ka 18 vjet. Çdo dy-tri ditë paraqitet në shkollë dhe përjashtohet nga drejtori Musa Nikqi dhe nuk e kuptoj se sa e drejtë është që ne të qëndrojmë këtu si deputetë dhe ju si kuvendar në krye të Kuvendit, por edhe vetë ministrja e Arsimit dhe të mos merret me rastin dhe me i dhënë të drejtën vajzës me shku në shkollë. Ne e kemi këtë përgjegjësi kolektive edhe si deputetë edhe ju si kryetari i Kuvendit dhe s’ka kuptim me vazhdu me votimin dhe mos mu marrë dhe me trajtu këtë rast dhe me ia dhënë të drejtën për arsim. Pra, i çoj mesazh drejtpërdrejt ministres së Arsimit dhe të merret me rastin dhe të mos lejojë që këto probleme çdo vit me u paraqit për një faj që ne e kemi trashëguar nga dikush tjetër që e ka vendosur një udhëzim administrativ diskriminues”, tha deputeti i VV-së.

E në anën tjetër Konjufca ia tërhoqi vërejtjen atij, pasi sipas kryeparlamentarit ishte jashta rendit të ditës.

“Unë si kryetar i Kuvendit, pra masi po kërkon me qenë profesional duhet me ta tërheq vërejtjen që ishe ishe jashtë rendit të ditës. E para dhe besoj që fushata fillon nga 6-7 janari dhe e keni gjithë kohën e mjaftueshme m’i ngrit të gjitha problemet”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews