Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit ka thënë se “nuk mund t’i bëjë publike tenderin 15 milionë euro shkaku i Rusisë e Serbisë”.
Përmes një postimi në Facebook, Kica Xhelili iu është kundërpërgjigjur ministrit duke thënë se pasi që “t’ia jepni tenderët dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni”.
“PASULIN & GULLASHIN po e fshehni prej Rusisë a? Po ti o zotëri a e din që PASI që t’ia jepni tenderat dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni!Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë”, ka thënë deputetja.
Sipas saj, kjo është vetëm një nga 270 milionët ndër tavolinë.