Krijimi i diçkaje nga e para është shpesh stresuese dhe e mundimshme. Industria e filmit nuk bën përjashtim, dhe me kalimin e viteve, ka pasur shumë histori rreth aktorëve dhe ekipeve filmike që kalojnë nëpër cikle rraskapitëse prodhimi për muaj të tërë.
Më konkretisht, ka pasur edhe raste kur regjisorë të mirënjohur filmash e kaluan kufirin dhe i shtynë aktorët e tyre në vende të errëta, duke i detyruar ata të durojnë një sasi të panevojshme dhimbjeje fizike dhe psikologjike.
Një ndër ta ka qenë Stanley Kubrick i njohur si regjisori i filmave të famshëm me tematika të thella si ‘’The Shining’’ dhe ‘’Eyes Wide Shut’’. Specifikisht në filmin ‘’the Shining’’, ai ka bërë presion të madh psikologjik aktores Shelley Duvall. Në prapaskenë, Duvall-it i bien flokët, në hundë i është futur një pecetë e thërrmuar dhe ajo po bërtet si e çmendur ndaj Kubrick. Dhe për të gjitha përpjekjet e saj, Duvall u shpërblye me një nominim Razzie dhe vetëm një pjesë të vogël të vlerësimeve editoriale. Performanca e saj në ekran manifeston gjithë frikën, rraskapitjen dhe mjerimin që po ndodhte.
Të tjerë të kësaj natyre më obsesive janë edhe Alfred Hitchcock dhe Bernardo Bertolucci. Hitchcock bëri ferr jetën e Hedren në xhirimet e “The Birds”. Ajo e ka quajtur atë obsesiv dhe përgjues, siç është dramatizuar në filmin e HBO-së “The Girl”. Për skenën kulmore të filmit, Hitchcock-u kërkoi që ekuipazhi i tij të gjuante zogj të gjallë drejt aktores dhe jo ata të rremë që kishin përdorur gjatë gjithë kohës. Pra gërvishtjet në fytyrën e saj dhe frika që ajo tregonte në film kanë qenë të gjitha reagime reale.
E së fundmi, regjisori fitues i Oscar-it dhe Palme d’Or, Bernardo Bertolucci, bëri që Maria Schneider të realizonte një skenë përdhunimi me aktorin Marlon Brando në filmin e vitit 1972, Tango e Fundit në Paris, pa pëlqimin e saj.