Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper në konferencë për media ka njoftuar se ditën e nesërme Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pritet të takohet me liderët e Kosovës dhe Serbisë.
E pyetur nëse ky takim do të bëhet në kuadër të dialogut, Hipper mohoi një gjë të tillë.
“Ky nuk është një takim i lidhur si i tillë në kuadër të dialogut në vetvete”, tha zëdhënësja e BE-së.
Ndërkaq, edhe presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do t’i takojë liderët e Ballkanit Perëndimor.