Bukuroshja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, e ka konfirmuar ndarjen nga Lumbardhi.
Lajmi ka ardhur nga Kaderi përmes një shkrimi në Instagram.
Pa i përmendur emrin, Kaderi ka bërë të ditur se gjithçka mes tyre ka marrë fund.
Ajo nuk ka përmendur publikisht shkaqet por ka thënë që për çdo pyetje, e ka një përgjigje.
Zhvillimi vjen rreth dy muaj pasi i dhanë një tjetër shans lidhjes së tyre të nisur brenda shtëpisë më të famshme në vend.