Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka lavdëruar ish-lojtarin e tij, tash trajnerin e Burnley, Vincent Kompany.
Tekniku spanjoll beson se ai mund të bëhet një trajner i madh një ditë.
“Vincent Kompany do të jetë trajneri i së ardhmes te Man City, mbajeni mend. Po, sigurt do të ndodh. Ju do më thërrisni kur kjo të ndodhë”, ka thënë Guardiola.
Ai ka folur edhe për lajmet e fundit që Kompany mund të bëhet trajneri i ri i Bayern Muchen, me klubin gjerman që po kërkon një teknik të ri pas largimit të Thomas Tuchel.
“Nuk ka rëndësi nëse ai ka rënë nga liga me Burnley. Unë kam një opinion shumë të mirë për të, si person, për personalitetin e tij, njohjen e futbollit, si përballet me mediat. Do të isha i lumtur ta shihja Kompanyn në Bayern”, përfundoi Guardiola.
Ndryshe, tekniku belg është shumë afër të nënshkruar me gjigantin bavarez./GazetaPuls