Një këmbësore në Zupqe të Zubin Potokut është goditur nga makina.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Bëhet e ditur se e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tipit Mazda, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raport./Telegrami.co