Gjurmët e Faton Hajrizit, Gërvalla: Nuk kemi garancë se bëhet fjalë për person të vrarë apo pretendime tjera

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se deri tani nuk më ndonjë informacion shtesë rreth rastit të ish të burgosurit të Kosovës, Faton Hajrizi, për të cilin institucionet serbe kanë thënë se e kanë vrarë.

Në një konferencë për media, Gërvalla ka deklaruar se deri tani i kanë vetëm shenjat e gishtërinjve, por nuk e dinë se a janë të një trupi të vdekur apo të një njeriu të gjallë.

“Bashkëpunimi jo që është i vështirë, pothuajse është inekzistent në të gjitha këto fusha, kemi pasë një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi pas verifikimit në Kosovë është konstatuar të jetë Faton Hajrizi, nuk kemi asnjë garanc se bëhet fjalë për një person të vrarë apo për asnjë prej pretendimeve tjera, nuk mund t’u themi qytetarëve se kemi informacione të sakta, sepse dëshirojmë edhe qytetarët të jenë të informuar dhe mediat sa jemi ne”.

Ndërkaq Gërvalla u shpreh se për këtë rast thirrje i është bërë edhe ndërkombëtarëve.

“I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, edhe misioneve diplomatike, edhe misionit të BE-së në Beograd, në zbardhjen e kësaj çështje, nuk mund t’u japë më shumë informacione rreth kësaj çështje me aq sa kemi dhënë deri tani”, ka thënë Gërvalla.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews