Armando Broja është rikthyer te Chelsea pas një huazimi aspak të mirë gjashtë mujor te Fulham.
Sulmuesi shqiptar do të luaj fillimisht në Euro 2024 me Kombëtaren e Shqipërisë dhe synon që të ketë paraqitje sa më të mira.
Monaco, Wolverhampton Wanderers dhe Milani janë tre skuadrat që kanë shprehur interesim për Brojën.
Por së fundmi garës i janë shtuar edhe tre skuadra të tjera nga Turqia, Italia dhe Anglia.
Southampton dëshiron ta rikthejë në radhët e veta Brojën, pasi sulmuesi shqiptar dy vite më parë kishte shpërthyer te kjo skuadër si i huazuar.
Interesim për sulmuesin ka shfaqur edhe gjiganti turk Fenerbahce./GazetaPuls