Euro dobësohet për 13 pikë kundrejt lekut. Për dy muaj me radhë monedha evropiane ka qëndruar në kufijtë e 100 lekëve.
Ky është një nivel gati 13 pikë më i ulët nëse krahasohet me një vit më parë gjatë muajve prill-maj euro është këmbyer me 112 -113 lekë.
Në dy ditët e para të qershorit është vënë re një tendencë e lehte forcimi i euros duke prekur nivelin e 101 lekëve.
Por përsëri mbetet rreth 8 pikë më e ulët krahasuar me një vit më parë.
Banka e Shqipërisë konsideron një normalitet të ri forcimin e lekut kundrejt euros.
Në raportin e fundit të politikës monetare Banka e Shqipërisë thekson se ky mbiçmim është në linjë me sjelljen sezonale të kursit, por mbiçmimi i vërejtur gjatë katër muajve të parë të këtij viti ishte më i ulët se ai i regjistruar në të njëjtën periudhë të një vitit më parë.