Fituesja e edicionit të tretë të BBVA, Egla Ceno, deklaroi se ajo dhe Luiz Ejlli (fituesi i edicionit të dytë) jetojnë në një pallat.
Këtë e bëri të ditur gjatë një interviste në Top Arena, kur u pyet për spekulimet dhe zërave të shumtë për këtë.
“Më kanë thënë këta të lagjes që e kemi Luiz Ejllin. E kam parë para dy ose tre ditësh në ashensor, ishte me biberon dhe po ngjitej lart derisa unë po zbrisja. I thashë mirë se erdhe në lagje”, tha Egla në një intervistë me Erjola Doçin.
Ajo më pas u pyet nëse i kishte shkuar për vizitë Luizit, duke qenë se jetojnë në një pallat dhe në një lagje.
“Jo, unë e mora vesh thjesht kur e pashë në ashensor”, theksoi ajo.
Gjatë kësaj interviste në Top Arena, Egla ndau gjithashtu edhe detaje të tjera si dhe raportin që ka me banorët pas përfundimit të spektaklit