Sipas Sky Sports, Arsenali më në fund ka arritur marrëveshje me Bolognan për të nënshkruar Riccardo Calafiorin.
Mbrojtësi, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës ose mbrojtës i majtë, tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Qendrën e Realty Sobha përpara se transferimi të finalizohet.
Arsenali thuhet se do të paguajë 50 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin 22-vjeçar i cili madje mund t’i bashkohet turneut parasezonal nëse transferimi i tij përfundon së shpejti.
Sky Sports raporton se Real Madridi u përpoq të nënshkruante Calafiorin në 10 ditët e fundit, por dështoi pasi ai donte vetëm të bashkohej me Topçinjtë.
Arsenali pritet që lojtari ta prezantojë në Emirates në fillim të javës së ardhshme.