Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës.
Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj.
Aksioni është duke u zhvilluar për dyshimet rreth dallavereve me patentë-shoferë.
Ditë më parë, në Pejë u zhvillua një tjetër aksion kundër fajdexhinjve, ku u arrestua një person. /BetimipërDrejtësi