Dy deputetë të VV-së i dalin kundër partisë: Nuk do të marrim pjesë në asnjë votim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica ka reaguar pas debatit që e pati gjatë seancës së Kuvendit me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, shkruan TelegramNews.

Ai në reagimin e tij ka thënë se nuk do të marrë pjesë në asnjë marrëveshje në seanca parlamentare, derisa të kthehet vajza e cila tha se është larguar nga një shkollë në Pejëpër shkak të shamisë.

“Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajze mbi 18 vjeçare, e cila është larguar padrejtësishtë që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij”, tha ai.

Derisa tha “Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija”.

E Korenicës i është bashkangjitur edhe bashkpartiaku i tij, Eman Rrahmani i cili konfirmoi se as ai  nuk do të votojë asnjë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica në seancën e Kuvendit foli ndër të tjera edhe për çështjen e një vajze në shkollën “Bedri Pejani” në Pejë të cilës sipas tij,i është ndalur mësimi për shkak të bartjes së shamisë.

Më tej, Korenica gjatë fjalës së tij iu drejtuakryeparlamentarit, Glauk Konjufca, dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që t’ia lejojnë asaj të drejtën për shkollim.

Ndryshe, deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Drita Millaku, në seancën e sotme janë zhvendosur nga ulëset e tyre të zakonshme./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews