Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin soacial Facebook, Zëvendësja e kryeministrit Kurti, Donika Gërvalla, për ditën e Çlirimit të Kosovës.
Gërvalla foli për lirinë që e sigurua me sakrificë.
“Sot festojmë ditën e çlirimit të Kosovës, Një çerek shekulli në liri, liri e cila nuk na u dhurua, por të cilën e fituam falë sakrificës së djemve dhe vajzave, burrave dhe grave të Kosovës, falë punës vetëmohuese të gjeneratave të tëra.”, u shpreh Gërvalla.
Tutje në video Ministrja e Jashtme foli për Presidentin Rugovën.
“Ndërkohë që sot e kujtojmë Presidentin Rugova dhe rezistencën e civile të qytetarëve, përulemi para çlirimtare dhe të gjithë heronjëve tanë.”, tha Gërvalla.
Donika shprehi mirënjohje për miqtë.
“Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për miqtë, partnerët dhe aleatët tanë në NATO, të cilët na dolën në krahë atëherë kur shfarosja jonë ishte synimi kryesor i një regjimi çnjerëzor.”, tha për fund Gërvalla.