Në debatin që po zhvillohet në Parlamentin e Spanjës rreth kërkesës së “Junts” për njohjen e pavarësisë së Kosovës, deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez, ka vazhduar të mbështesë pozicionin e Qeverisë së Spanjës.
Ajo ka theksuar se Spanja mbetet e përkushtuar në mosnjohjen e Kosovës dhe se ky pozicion nuk ka ndryshuar.
“Poziocioni është publik dhe i njohur. Spanja mban pozicionin e saj të mosnjohjes për Kosovën,” tha ajo në Parlament.