Deputetët serbë ,kryesisht nga Lista Serbe,paguhen pa asistuar fare në seancat e kuvendit të Republikës së Kosovës.
Rregullorja e Kuvendit të Kosovës lejon që të mos ndërprehen pagat e deputetit apo grupit te deputetëve pa ardhur gjashtë muaj në mbledhjet e Kuvendit.
Këtë mundësi më së miri e shfrytëzojnë deputetët e Listë Serbe,të cilët për ironi, një apo dy ditë pa plotësuar gjashtë muajshi i ndërprerjes së pagave, shihen në Kuvend dhe dalin nga salla.
Nga dhjetori i vitit 2022, deputet serbë kanë marrë 300 mijë euro pa marrë pjesë në seanca.